Search Open/Close
Open/Close Header Details
Search
ELoGE Kosovo

Hyrje

Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA në vitin 2021 ka marrë akreditimin nga  Këshilli i Evropës për dhënien e Çmimit Evropian të Ekselencës në Qeverisje (ELoGE) në Kosovë*. 

Projekti “Çmimi Evropian i Ekselencës në Qeverisje (ELoGE) në Kosovë*” është krijuar për të mbështetur komunat në përmirësimin performancës se tyre në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në kuadër të një sistemi të përmirësuar të vetëqeverisjes lokale.

Në procesin e aplikimit për ELoGE, njësia e qeverisjes lokale kryen vetë-vlerësime, zhvillon anketa me qytetarët, punonjësit dhe këshilltarët, si dhe mbledh dokumentacion për të kontrolluar nëse vetëvlerësimi është i bazuar.

Zyrat e qeverisjes lokale që vendosin për të marrë pjesë në këtë program marrin përsipër edhe një obligim lidhur me vetëvlerësimin e cilësisë së shërbimeve publike të ofruara. Kjo do të thotë se vëmendje të veçantë duhet t'i kushtohet ngritjes se standardeve të punës së tyre në fushat që do t'i nënshtrohen vetëvlerësimit. 

Vetëvlerësimi përfshin një mënyrë të matjes dhe verifikimit të përputhshmërisë së secilës njësi të qeverisjes lokale pjesëmarrëse me 12 parimet e qeverisjes së mirë demokratike të Këshillit të Evropës dhe të promovuara në të gjitha shtetet anëtare të BE-së si pjesë e zbatimit të Strategjisë Evropiane për Inovacion dhe Qeverisje të mirë në nivel lokal dhe ato janë si në vijim:


1. Organizimi i zgjedhjeve fer, përfaqësim dhe pjesëmarrje e drejtë.
2. Përgjegjshmëria.
3. Efikasiteti dhe efektiviteti.
4. Hapja dhe transparenca.
5. Sundimi i Ligjit.
6. Sjellja etike.

7. Kompetenca dhe kapaciteti.
8. Inovacioni dhe të qenit i hapur ndaj ndryshimit.
9. Qëndrueshmëria dhe orientimi afatgjatë.
10. Menaxhimi i shëndoshë financiar.
11. Të drejtat e njeriut, diversiteti kulturor dhe kohezioni socia

12. Llogaridhënia.


Verifikimi i zbatimit të 12 parimeve të qeverisjes së mirë përfshin si në vijim


  • vetëvlerësimi i veprimtarisë/shërbimit të njësisë së qeverisjes lokale sipas instrumentit të zhvilluar nga Këshilli i Evropës, i cili përcakton standardet e aktiviteteve dhe shërbimeve të zbatuara nga pushteti lokal (benchmarking); 
  • mbledhja e provave në dispozicion për të dëshmuar zbatimin e dymbëdhjetë parimeve, 
  • vlerësimi i performancës së njësisë së qeverisjes lokale nga ana e qytetarëve, këshilltarëve dhe punonjësve të zyrës..

Përshkrimi i projektit

Projekti “Çmimi Evropian i Ekselencës së Qeverisjes (ELoGE) në Kosovë” është projekt 1-vjeçar i financuar nga Këshilli i Evropës. Zbatimi i projektit ka filluar në shkurt 2022 dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2022.

Projekti zbatohet nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA në partneritet me Qendrën e Ekspertizës për Reformën e Pushtetit Lokal të Këshillit të Evropës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Projekti synon të kontribuojë në aktivizimin e autoriteteve të ndryshme lokale nga Kosova, për akreditimin me ELoGE në Këshillin e Evropës duke rritur kështu numrin e komunave të cilave u ndahet ky çmim si garanci e qeverisjes së mirë për të gjithë qytetarët në Kosovë*. 

Objektivat:

  • t'u ofroj komunave të identifikuara të Kosovës* trajnime lidhur më standardet dhe metodat e qeverisjes së mirë lokale
  • të rrisë vetëdijesimin e komunave të përzgjedhura për rolin e KE-së
  • të rrisë vetëdijesimin e komunave në Kosovë* lidhur më 12 parimet e qeverisjes së mirë
  • të informojë qytetarët lidhur me ekzistencën e instrumenteve për matjen e performancës së autoriteteve lokale.
  • të ndërgjegjësojë qytetarët lidhur më atë se çfarë do të thotë qeverisje e mirë
  • të lehtësojë pjesëmarrjen e qytetarëve në të gjitha proceset vendimmarrëse në përgjithësi
  • të përfshij organizatat e shoqërisë civile në zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë
  • të ndihmojë komunat e identifikuara me procesin e aplikimit për akreditim me ELoGE në Këshillin e Evropës, duke plotësuar standardin.

Implementimi 

 ALDA, si një subjekt i akredituar, angazhohet të zbatoj ELoGE-n në një numër domethënës komunash brenda një afati të caktuar. Kjo nënkupton përkthimin e standardit, kryerjen e adaptimeve të nevojshme, identifikimin e komunave që dëshirojnë të zbatojnë ELoGE-n dhe ofrimin e ndihmës ndaj tyre për ndërmarrjen e hapave të ndryshëm të ELoGE-s.

Këta hapa përfshijnë: një vetëvlerësim, një anketë me qytetarët dhe një pyetësor drejtuar zyrtarëve të zgjedhur, e tërë kjo me qëllim të vlerësimit të asaj se ku janë komunat për sa i përket përputhshmërisë me 12 parimet e qeverisjes së mirë demokratike.

Afati kohor i fazave të implementimit

FAZA PËRGATITORE (shkurt – mars 2022)

- Përpilimi i planit/veprimeve implementuese për realizimin e programit dhe aktiviteteve të projektit - dokument i përgjithshëm lidhur me zbatimin e aktiviteteve të projektit në kuadër të propozimit.

FAZA E ADAPTIMIT (shkurt – mars 2022)

- Përkthimi i standardit (benchmark)
- Zhvillimi i udhëzimeve për zbatimin e standardit
- Anketa për vetëvlerësim të komunave

FAZA E NISJES SË PROJEKTIT (Mars 2022)

-  Ngjarja lansuese e dedikuar për pushtetin lokal në Kosovë* – qëllimi i ngjarjes është t'i prezantojë 12 parimet e qeverisjes së mirë, programin ELOGE dhe projektin në përgjithësi.
- Thirrje e interesit për autoritetet lokale në Kosovë* që të shprehin interesimin e tyre për të aplikuar për standardin ELoGE.

FAZA E IMPLEMENTIMIT (Prill – Korrik 2022) 

- Identifikimi i autoriteteve lokale
- Mbajtja e punëtorive më komunat pjesëmarrëse
- Sesioni i ELOGE-s për organizatat e shoqërisë civile
- Procesi i vetëvlerësimit
- Anketa për autoritetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile

VLERËSIMI DHE DHËNIA E ÇMIMEVE (Gusht - Nëntor 2022)

- Ceremonia e dhënies së çmimeve Eloge

Eloge poster Kosovo
Back To Top
bflix